Elbasani pret edicionin e 28 të festivalit ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor.

Në skenë takohen zëra bashkëkohorë, histori, gjuhë dhe kultura të ndryshme. Gjithcka flet me një gjuhë të vetme, gjuhën e teatrit që nuk njeh kufij gjeografikë dhe kulturorë.

Për një javë, për artdashësit do të vijnë 10 shfaqje të ndryshme, por edhe aktivitete të tjera si performanca, panaire, ekspozita dhe promovime librash.

Në skenë do të ngjiten trupa nga vende të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Tunizia, SHBA apo Turqia.

Edicioni i këtij viti vjen edhe me risi.

Me këtë organizim, Elbasani konfirmohet sërish si një vend takimi për artdashësit pasi bashkohen kultura të ndryshme me teatrin.

Klan News

/tvklan.al