Lionel Messi ka nisur të lërë gjurmët e para te Eldense, klubit spanjoll që tashmë lidhet me emrin e yllit argjentinas. Fitorja 4-1 ndaj Oviedos u shoqërua me një vëmendje të veçantë ndaj pronarit të ri, duke e kthyer emrin e 39-vjeçarit në qendër të diskutimeve. Procesi i kalimit të pronësisë pritet ende të marrë miratimin përfundimtar.
Megjithatë, marrëveshja konsiderohet praktikisht e përfunduar dhe 39-vjeçari shihet tashmë si figura qendrore e projektit të ri të klubit, për një shumë të vlerësuar nga 12 deri në 15 milionë euro.
Pas fitores së fundit, Eldense renditet në vendin e 15-të të Kategorisë së Dytë të futbollit spanjoll, kampionat që përbëhet nga 22 skuadra. Në tetë javët e para të sezonit, skuadra ka regjistruar dy fitore dhe ka grumbulluar 8 pikë. Vetë Messi dha një sinjal të qartë pas ndeshjes.
Nga Rosario, ku ndodhet prej disa ditësh për pushime pas largimit nga Miami, ylli argjentinas publikoi në rrjetet sociale rezultatin e skuadrës, duke konfirmuar vëmendjen e tij ndaj zhvillimeve te klubi spanjoll.
Ndërkohë, pas qëndrimit në qytetin e tij të lindjes, ai pritet të udhëtojë drejt Buenos Airesit, ku të martën e ardhshme do të marrë pjesë në një ceremoni lamtumire me kombëtaren argjentinase.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
