Elseid Hysaj ka marrë një vlerësim të veçantë për një arritje historike me fanellën e Kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi shkodran është nderuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pasi ka arritur kuotën e 100 ndeshjeve me ngjyrat kuqezi.
Në një ceremoni simbolike, kreu i FSHF-së i dorëzoi Hysajt medaljen dhe kapelen e UEFA-s, në shenjë vlerësimi për rekordin e tij.
Me këtë arritje, Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar që prek shifrën e 100 paraqitjeve me Kombëtaren.
Tashmë, objektivi i radhës për shkodranin është të vazhdojë të shkruajë histori me Kombëtaren shqiptare, teksa përballja ndaj Finlandës pritet të zgjerojë akoma dhe më shumë këtë rekord.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
