Rrjeti gjerman publik ARD/Das Erste është ndalur në vendin tonë nga jugu në veri përmes një reportazhi të detajuar, për të treguar bukuritë, kulturën, historinë dhe gastronominë. Gjatë reportazhit, gazetari André Gatzke nis një udhëtim me makinë nëpër jugun e vendit tonë mes maleve, Rivierës së kaltër dhe një prej lumenjve të fundit të egër...