Dikur Velipoja zgjidhej kryesisht nga qytetarë shkodranë dhe të zonave të tjera përreth. Por me kalimin e kohës kjo vijë bregdetare po zbulohet gjithnjë e më shumë nga vizitorë të rinj.
Operatorët turistikë thonë se këtë verë është vënë re një rritje e interesit nga emigrantët, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Velipojë. Shqiptarët e ardhur nga shtete të ndryshme shprehen të kënaqur me kushtet, ndërsa thonë se Velipoja ka ndryshuar kohët e fundit.
Operatorët turistikë presin që ky sezon veror të zgjatet. Referuar prenotimeve, interes i lartë ka edhe për muajin shtator. Edhe këtë verë Velipoja po konfirmohet si një nga destinacionet kryesore bregdetare në veri të vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 