Policia shqiptare ka ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe Denis Bajrin, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për pesë vepra penale. 37-vjeçari mbërriti të mërkurën në Rinas nëpërmjet një fluturimi transit nga Stambolli dhe u shoqërua menjëherë drejt paraburgimit në “313” nën masa të rrepta sigurie nga forcat speciale...