Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Indrit Cërloj

Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e burgut të Durrësit

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, është lënë në qeli nga gjykata, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë, e cila ndaj tij ka ngritur akuzën për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” pas arratisjes së Altin Ndocit. Cërloj qëndroi vetëm pak muaj në atë detyrë, teksa hetimi zbuloi se ai dhe vartësit e tij...

Janar 19, 2026

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike

Drejtorët e 20 institucioneve të vuajtjes së dënimit në vendin tonë sot përzgjidhen pa konkurs dhe përmes një procesi të mbyllur. Deri disa vite më parë, emërimi i tyre bëhej përmes një gare, por kjo mënyrë nuk u aplikua më pas. Aktualisht, përzgjedhja kryhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili propozon emrin te...

Janar 17, 2026

Burg për 3 nga 8 ish-zyrtarët e burgut të Durrësit

3 nga 8 ish-zyrtarët e burgut të Durrësit, të vënë në pranga për shpërdorim detyre pas arratisjes së Altin Ndocit, janë lënë në masën “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit. Mes tyre është edhe ish-zëvendës shefi i policisë së këtij burgu dhe dy nga pesë efektivët që shoqëronin 39-vjeçarin gjatë transportimit në Spitalin e...

Janar 17, 2026

Dalin para gjykatës 8 ish-zyrtarët e burgut të Durrësit

8 ish-zyrtarët e burgut të Durrësit, të vënë në pranga për shpërdorim detyre pas arratisjes së Altin Ndocit, kanë dalë këtë të shtunë në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë. Mes tyre është edhe ish-zëvendës shefi i policisë së këtij burgu, si dhe 5 efektivët që shoqëronin 39-vjeçarin gjatë transportimit në...

Janar 17, 2026

Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit

16 janar 2026 – Pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj. Ai është vënë në pranga për “shpërdorim detyre”. Siç bën me dije gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Gjykata e Durrësit po ashtu ka caktuar masën e “arrestit në shtëpi” për doktoreshën e spitalit të burgut, Ylfete...

Janar 16, 2026

Furtunë në burgun e Durrësit

33 të burgosur dhe paraburgosur të institucionit të vuajtjes së dënimit në Durrës, ku qëndronte edhe Altin Ndoci i cili dy ditë më parë u arratis nga spitali, janë transferuar në Fier dhe Peqin. TV Klan ka siguruar listën e të burgosurve, mes të cilëve edhe eksponentë që po hetohen nga SPAK, si Lulëzim Berisha...

Janar 15, 2026

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Durrësit

Edmond Llabani është emëruar këtë të enjte, 15 janar, drejtor i komanduar i burgut të Durrësit. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Enkeleda Arapi. Më herët, Llabani ka mbajtur detyrën e drejtorit në burgun e Peqinit. Emërimi i tij vjen një ditë pas shkarkimit të Indrit Cërloj, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari....

Janar 15, 2026

Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot, 14 janar, shkarkimin e drejtorit të burgut të Durrësit, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i...

Janar 14, 2026