Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Konstituimi I Kuvendit

LVV dhe LDK, konsulta për një president konsensual 

Derisa Vetëvendosje dhe LDK po vazhdojnë konsultat brenda partive për një emër konsensual për presidentin, Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar sërish aksionin para objektit të qeverisë. Këtij aksioni i janë bashkuar edhe prodhuesit vendorë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve. Ndërkohë, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se...

Gusht 19, 2026

Kushtetuesja zbardh vendimin

Ka hyrë në fuqi afati prej 12 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë për çështjen e seancës konstituive, pas ankesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb. Kushtetuesja ka konstatuar që me moszgjedhjen e një nënkryetari nga ky komunitet, nuk është konstituuar Kuvendi. Megjithatë,...

Tetor 8, 2025

Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi këtë të mërkurë, 8 tetor, aktgjykimin e plotë lidhur me ankesën e dorëzuar nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka bërë të ditur në vendimin e publikuar ditë më parë se Kuvendi nuk është konstituuar dhe...

Tetor 8, 2025

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të martën që seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, dhe që ajo duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj të 30 shtatorit. Gjykata e ka arsyetuar vendimin e saj, duke përmendur se ende nuk është zgjedhur nënkryetari...

Shtator 30, 2025

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur njëzëri të aplikojë masë të përkohshme, duke ndaluar çdo veprim të deputetëve dhe zhvillimin e procedurave për formimin e qeverisë së re. Vendimi, i marrë ex officio dhe mbi kërkesën e deputetëve të Listës Serbe, hyn në fuqi më 5 shtator dhe zgjat deri më 30 shtator. Sipas gjykatës,...

Shtator 5, 2025

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall “i përmbyllur” nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, gjatë seancës konstituive të mbajtur më 30 gusht. Kështu u tha në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca pas takimit të presidentes, Vjosa Osmani, me...

Shtator 1, 2025

Begaj dhe Spiropali urojnë kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se bashkëpunimi politik e institucional është thelbësor dhe duhet të vijojë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik...

Gusht 26, 2025

Kurtit i rrëzohen tre emrat për kryeparlamentar

As për herë të dytë, kur u hodh në votim kandidatura e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, nuk arriti të marrë 61 votat e nevojshme për kryetar të Parlamentit. Lëvizja Vetëvendosje propozoi më pas një emër tjetër po nga kabineti qeveritar, deputeten Arbërie Nagavci, e cila gjithashtu mori vetëm 55 vota. E në...

Gusht 24, 2025

Afati 30 ditor nisi! Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Me publikimin e aktgjykimit të plotë,...

Gusht 18, 2025

Kuvendi i Kosovës “ngrin” deri më 8 gusht

Kriza politike, si rregull, zgjidhet në momentet e fundit, por partitë në Kosovë nuk patën vullnetin për të konstituuar Kuvendin. Pas 54 dështimesh, ku seancat u kthyen vetëm në parada deputetësh, tashmë Kuvendi është ngrirë, për shkak se në fuqi ka hyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Për këtë krizë politike 5-mujore, analistët fajësojnë kreun e...

Korrik 27, 2025