Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Marreveshja E Armepushimit

Ukraina dhe SHBA zhvillojnë bisedime teknike për armëpushimin

Delegacionet ukrainase dhe amerikane diskutuan të dielën propozimet për të mbrojtur objektet energjetike dhe infrastrukturën kritike Duke njoftuar bisedimet në Riad, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, RustemUmerov, i cili kryeson delegacionin, tha se: “Ne po zbatojmë direktivën e Presidentit të Ukrainës për të sjellë më afër një paqe të drejtë dhe për të forcuar sigurinë”....

Mars 23, 2025
Vijon ofensiva në Gaza

Sulmet izraelite, të paktën 70 viktima në Gaza

Ofensiva e re izraelite në Gaza vrau më shumë se 70 njerëz, duke përfshirë një foshnjë të porsalindur. Sulmet kishin në shënjestër Gazën jugore dhe veriore, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Shumë të tjerë u plagosën nga bombardimet. Hamasi ka bërë të ditur se operacioni tokësor i shpallur nga Izraeli është një shkelje e rrezikshme e marrëveshjes...

Mars 20, 2025

Deklarata e fortë e Zelenskyt: Putin po i gënjen të gjithë

Në një reagim në platformën X presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se “Putin po i gënjen të gjithë” në lidhje me situatën në rajonin Kursk dhe për marrëveshjen e armëpushimit. Forcat ukrainase pushtuan territorin e rajonit Kursk të Rusisë në një sulm të befasishëm verën e kaluar, por forcat ruse e i rimorën dalë...

Mars 15, 2025
Banorët e Gazës

Katari e Jordania kundër bllokadës në Gaza

Bllokada e mallrave nga Izraeli që hyjnë në një territor me më shumë se dy milionë palestinezë mes të përpjekjeve për t’i bërë presion Hamasit, vijon ende. Katari dhe Jordania kanë thënë se Izraeli po synon të imponojë urinë në Gaza duke forcuar rrethimin e saj dhe duke prerë të vetmen linjë të mbetur të...

Mars 11, 2025
Izraeli dhe Hamasi të gatshëm për bisedimet e armëpushimit

Izraeli dhe Hamasi të gatshëm për bisedimet e armëpushimit

Izraeli dhe Hamasi po përgatiten për fazën tjetër të negociatave të armëpushimit. “Tel Aviv ka pranuar ftesën e ndërmjetësueve të mbështetur nga SHBA dhe do të dërgojë një delegacion në Doha të hënën në përpjekje për të çuar përpara negociatat”, tha zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Një delegacion nga Hamasi është duke u angazhuar në...

Mars 9, 2025
Marrëveshja për shkëmbim pengjesh

Izraeli e Hamasi, marrëveshje tjetër për shkëmbim pengjesh

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për të shkëmbyer trupat e katër pengjeve të vdekur izraelitë në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë vetëm disa ditë para përfundimit të fazës së parë të armëpushimit midis palëve ndërluftuese . Pala izraelite vonoi lirimin e 600 të burgosurve, të planifikuar për fundjavën e kaluar, në shenjë proteste ndaj...

Shkurt 26, 2025
Pengjet izraelitë

Lirohen tre pengje izraelitë në Gaza

Hamasi dhe Izraeli po vazhdojnë me shkëmbimin e pengjeve izraelitë me të burgosurit palestinezë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Pengjet izraelitë që u liruan janë Sasha Trufanov, 29 vjeç, Shagi Dekel-Hen, 36 vjeç dhe Yair Horn, 46 vjeç. Ashtu si edhe në të kaluarën, dhjetëra luftëtarë të armatosur të Hamasit, me fytyrat...

Shkurt 15, 2025
Hamasi qetëson Izraelin

Hamasi “qetëson” Izraelin

Grupi militant Hamas ka konfirmuar se do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjen e armëpushimit në përputhje me atë që u nënshkrua, duke përfshirë shkëmbimin e të burgosurve sipas afatit të caktuar. Në një deklaratë bëri të ditur se tre pengje të tjerë izraelitë do të lirohen të shtunën siç ishte planifikuar, duke hapur rrugën drejt zgjidhjes...

Shkurt 13, 2025

Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gazë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar të martën se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja për armëpushim në Rripin e Gazës dhe do ta rifillojë luftën kundër Hamasit, nëse grupi i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirohen grupin e radhës së pengjeve të shtunën. Hamasi tha të hënën dhe...

Shkurt 12, 2025
Lirimi i ushtares izraelite

Lirohet ushtarja izraelite që mbahej peng

Ushtarja izraelite Agam Berger është pengu i rradhës që lirohet nga militantët e Hamasit. 20-vjecarja ishte e para që u lirua në Xhabalia, sipas marrëveshjes së armëpushimit. E reja iu dorëzua përfaqësuesve të kryqit të kuq, të cilët e dërguan në territorin izraelit ku u prit me entuziazëm. Dy pengje të tjera, Gadi Moses, 80...

Janar 30, 2025
Shqiperia Voton 2025