Izraeli dhe Hamasi po përgatiten për fazën tjetër të negociatave të armëpushimit.
“Tel Aviv ka pranuar ftesën e ndërmjetësueve të mbështetur nga SHBA dhe do të dërgojë një delegacion në Doha të hënën në përpjekje për të çuar përpara negociatat”, tha zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Një delegacion nga Hamasi është duke u angazhuar në bisedime për armëpushimin në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë të cilët kanë ndihmuar në lehtësimin e bisedimeve së bashku me zyrtarë nga Katari. Ata synojnë të vazhdojnë në fazën tjetër të marrëveshjes, e cila mund të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës.
Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme Steve Witkoff do të jetë gjithashtu në Doha të martën në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.
Marrëveshja e armëpushimit të Gazës që hyri në fuqi në Janar kërkon që 59 pengjet e mbetura në Hamas të lirohen në një fazë të dytë, gjatë së cilës do të negocioheshin planet përfundimtare për përfundimin e luftës.
Faza e parë e armëpushimit përfundoi javën e kaluar. Izraeli që atëherë ka vendosur një bllokadë totale për të gjitha mallrat që hyjnë në enklavë, duke kërkuar që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura pa filluar negociatat për t’i dhënë fund luftës së Gazës.
Klan News