Ofensiva e re izraelite në Gaza vrau më shumë se 70 njerëz, duke përfshirë një foshnjë të porsalindur. Sulmet kishin në shënjestër Gazën jugore dhe veriore, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Shumë të tjerë u plagosën nga bombardimet.
Hamasi ka bërë të ditur se operacioni tokësor i shpallur nga Izraeli është një shkelje e rrezikshme e marrëveshjes së armëpushimit, e cila hyri në fuqi në Janar. Izraeli ka paralajmëruar se sulmet do të intensifikohen në Gaza derisa Hamasi të lirojë pengjet e mbetura.
Në një goditje ndaj Hamasit teksa kërkonte të rindërtonte administratën e tij në Gaza, sulmet e kësaj jave kanë eleminuar disa nga figurat kryesore të saj, duke përfshirë kreun de facto të qeverisë së Gazës të emëruar nga Hamasi, shefin e shërbimeve të sigurisë, ndihmësin e tij dhe zëvendëskryetarin e Ministrisë së Drejtësisë të drejtuar nga Hamasi.
Rifillimi i sulmeve nga Izraeli solli reagime ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi ndaljen e mënjehershme të luftimeve në Gaza. Hamasi nuk ka bërë ende deklarata nëse do të përgjigjet ndaj Izraelit, por ka bërë të ditur se po i jep një shans palës izraelite që të ndalet.
Izraeli dhe Hamasi nuk kanë rënë dakord se si ta çojnë armëpushimin përtej fazës së parë, e cila skadoi më 1 Mars. Hamasi nuk pranon për një rinegocim sipas kushteve të Netanjahut, megjithëse ofroi lirimin e një pengu amerikan dhe katër trupave të pengjeve.
Klan News