Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takohet sot në Washington me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për diskutimin e paqes, sigurisë dhe negociatave me Moskën. Liderët europianë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, do të jenë gjithashtu të pranishëm, ndërsa agjenda përfshin biseda bilaterale, foto grupi dhe diskutime strategjike për të ardhmen e Ukrainës.