Kylian Mbappe tregon formë të mirë pavarësisht dëmtimit në hundë. Sulmuesi francez mungesa e madhe e “gjelave” në barazimin pa gola kundër Holandës ishte i pandalshëm në testin miqësor kundër ekipin të 21-vjeçarëve të Paderborn.

Ylli i ri i Real Madrid zbriti në fushë me një maskë të zezë në fytyrë, duke shënuar dy gola e dhënë dy asiste në 60 minutat e kësaj sfide.

Skuadrat shmangën kontaktet e rënda për të minimizuar rrëzikun e lëndimet, ndërsa Mbappe provoi maskën. Gjithsesi, 25-vjeçari mbetet në dyshim për të luajtur në takimin e radhës ndaj Polonisë.

“Blutë” janë të dytët në grupin D të Europianit, ndërsa për këtë sfidë mund të bëjnë llogaritë edhe pa sulmuesin Kingsley Coman. Franca do të kryej stërvitje në stadiumin e Dortmund për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve ndaj polakëve, në program për tu luajtur të martën në orën 18:00.

Klan News