Holanda do të jetë finalist i Euro2024 sipas orangutangut Walter. 35-vjeçari ka parashikuar “tulipanët” si fitues të gjysmëfinales së kësaj të mërkurë ndaj Anglisë.

Duke pasur mundësinë e zgjedhjes së dy çantave identike, orangutangu ishte i vendosur se Holanda ka forcën për të thyer “tre luanët” në rrugën drejt finales së kompeticionit.

Orangutangu Walter ka qenë vendimtar në parashikimet e tij për kombëtaren gjermane. Ai ka gabuar në vetëm një ndeshje të Panserave, pikërisht atë barazim 1-1 ndaj Zvicrës, pasi sipas tij do të ishin Helvetët triumfues.

Ndërkaq, Walter përcaktoi edhe fundin e rrugëtimit të kombëtares gjermane kundër Spanjës. Dy kombëtaret, Holanda dhe Anglia do të sfidohen në Dortmund, qytetin ku jeton edhe orangutangu 35-vjeçar.

Klan News