Në ndeshjet e dyta të Grupit A, Skocia do të përballet me Zvicrën. Humbja 5-1 ndaj Gjermanisë do të ndikojë tek Skocia që gjithsesi do të bëjë përpjekjet e saj ndaj Zvicrës.

Helvetët vijnë si triumfues ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë dhe me lojë të mirë. Ekipi i kapiten Granit Xhaka pretendon dhe ka mundësi reale për të kaluar grupin.  

Por edhe në rast barazimi ndaj Skocisë, pika do të ishte e vlefshme për të kaluar në raundin me eliminim direkt. Në skuadrën e Murat Jakin morali është i lartë, pasi edhe forma e futbollistëve i bën të shpresojnë në një rrugë të gjatë në këto finale.

Në 15 ndeshjet e fundit, zviceranët kanë pësuar vetëm një humbje, ndërsa fitorja e fundit e Skocisë në një finale të Europianit ka qenë kundër Zvicrës në 1996, ndërsa nuk kanë shënuar më shumë se një gol në 7 ndeshjet e fundit të grupeve të Euro 2024, me 2 barazime e 4 humbje.

Tv Klan