Performanca fenomenale e Dani Olmo në Euro 2024 nuk ka kaluar pa u vënë re. Manchester City ka arritur akordin për fantazistin spanjoll. Shifër prej 60 milionë euro të cilat do të depozitoheshin në arkat Lajpzig, me afatin e fundit që është përcaktuar e marta.

Olmo mund të zëvendësojë Kevin De Bruyne në “Etihad Stadium”. Futbollisti belg është pranë kalimit në Arabinë Saudite dhe shifra e përfituar nga ky operacion do të shpenzohet për të marrë Olmon në Angli.

26-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe asistuar në 5 raste në 25 ndeshje për Lajpzig. Ai gjithashtu ka qenë vendimtar për Spanjën në Kampionatin Europian, duke kontribuar me gola e asiste.

City duhet të paguajë shifrën e 60 milionë eurove para datës 16 korrik, kur edhe skadon klauzola e vendosur nga skuadra gjermane. Në rast se asgjë nuk zyrtarizohet deri në atë moment, Lajpzig do të ketë mundësi për të rritur vlerën e kartonit të futbollistit spanjoll. Olmo ka një kontratë me gjermanët deri në vitin 2027, teksa vlera në treg është 50 milionë euro.

Klan News