Sikur të mos mjaftonte forma e mirë në fushën e lojës, tek Franca ka një tjetër problem. Gjithçka lidhet me maskën e Kylian Mbappe.

Sulmuesi është i detyruar të luaj me këtë mjet mbrojtës për të shmangur përkeqësimin e dëmtimit në hundë, por që duket se nuk po rezulton efikas.

Sipas asaj që raportohet në mediat franceze, 25-vjeçari mban në fytyrë maskë me trashësi 5 milimetra, diçka që e pengon për të parë më mirë pozicionimin e shokëve të skuadrës.

Gjithsesi, ky fakt është në favor të tij, pasi kjo do të kufizonte goditje të mundshme në fytyrë, duke zgjatur edhe periudhën e rikuperimit nga dëmtimi në hundë.

Mbappe nuk ka zgjidhje tjetër, pasi i duhet të jap maksimumin me Francën në takimin e së hënës kundër Belgjikës.

Klan News