Pasi u tregua i saktë në dy nga tre ndeshjet e Gjermanisë në grupin A, orangutangu Walter është rikthyer sërish të parashikojë Panserat.

Orakulli 35-vjeçar shikon skuadrën e Julian Nagelsmann si favorit ndaj Danimarkës. Ai zgjedh shallin me ngjyrat gjermane të cilën e parashikon si pjesë e raundit çerekfinale të Europianit.

Orangutangu Valter parashikoi me sukses fitoren e Gjermanisë ndaj Skocisë dhe Hungarisë. Ai dështoi në barazimin ndaj Zvicrës, ku në fakt kishte parashikuar fitoren e helvetëve/

Përballja mes Gjermanisë dhe Danimarkës do të luhet këtë të shtunë në orën 21:00 në stadiumin e Dortmund, sfidë që do keni mundësi ta përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

Klan News