Sllovakia po kontrollon falas të gjithë banorët mbi 10 vjeç

BE po përgatitet për testimin masiv të popullsisë në të 27 shtetet anëtare për të zbuluar të sëmuret e fshehur me COVID-19. Burime ne Bruksel theksojnë se ky vendim do të pasojë suksesin e Sllovakisë që duke nisur nga e shtuna po teston falas të gjithë banoret e saj mbi 10 vjeç.

Janë 5.4 milionë banorë që po u nënshtrohen testeve të antigjenit të cilat japin rezultatet për 15-30 minuta. Qeveria sllovake për këtë testim masiv të popullsisë po shpenzon 50 milionë Euro. Janë duke u kryer teste në rreth 5,000 pika testimi ndërsa për menaxhimin e procesit janë angazhuar 45,000 punonjës mjekësorë, ushtarë dhe policë.

Kryeministri Igor Matoviç thotë se bota do të shikojë se me këto masa për testimin masiv ,Sllovakia do të shpëtojë “qindra jetë”. Sipas Matoviç kjo do të jetë rruga drejt lirisë ndaj ka në plan që të lehtësojë kufizimet pasi testimi të jetë kryer plotësisht.

Pjesëmarrja në test nuk është e detyrueshme, por kushdo që nuk ka një certifikatë të testit nëse ndalet nga policia gjobit rëndë. Kushdo që rezulton pozitiv duhet të shkojë menjëherë në karantinë për 10 ditë. Gjithsej 61,829 njerëz kane rezultuar te infektuar me koronavirus në Sllovaki ndërsa pandemia deri më tani ka marrë 219 jetë. Sllovakia hyri në një gjendje zyrtare të jashtëzakonshme më 1 tetor kur rastet e te infektuarve filluan të rriteshin.

Shtete më të vogla evropiane si Luksemburgu dhe Monako kanë njoftuar gjithashtu programe testimi masiv. Edhe ne Britaninë e Madhe u deklarua sot se Liverpool-i do te jete është qyteti i parë që fillon testimin masiv për SARS-CoV-2. pavarësisht nëse qytetaret kanë simptoma të sëmundjes. Në Liverpool ritestimi do të jetë i mundur të kryhet tashmë çdo dy javë. Ushtria britanike do të sigurojë logjistikën e duhur dhe nëse testimi masiv në këtë qytet rezulton i dobishëm, qeveria e Bosris Johnson do ta zgjerojë atë në qytete të tjera të mëdha.

Klan Plus