Beteja mes Izraelit dhe Palestinës duket se nuk ndalet vetëm në përplasjet për pretendimin e Jeruzalemit, por është transferuar edhe rrjetet sociale.

Rrjeti më i përdorur në botë Facebook, pranoi se është urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qeveritarë izraelitë të mbyllë llogaritë që eksponentëve të njohur palestinezë, pasi i akuzon se po kontribuojnë në nxitjen e dhunës.

Sipas mediave të huaja rrjeti i themeluar nga Mark Zuckerberg, është kërcënuar nga autoritetet izraelite se nëse nuk parandalon postimet, apo edhe komentet që nxisin dhunë, atëherë do të gjobitet madhe edhe t’i bllokohet përdorimi në të gjithë Izraelin.

Bllokimi i llogarive të palestinezëve është raportuar edhe nga media prestigjoze si britanikja “The Independent”, por zyrtarët e Facebook mbrohen duke thënë se këto llogari mbyllen pasi kanë qenë jo aktive për një kohë të gjatë.

Të njejtat media denoncojnë gjithashtu se në këtë rast Facebook vepron me dy standarde. Kjo pasi mesazhet që nxisin dhunë dhe urrjejtje, fshihen vetëm kur janë në gjuhën arabe, ndërsa kur shkruhen në gjuhen hebreje, gjithçka kalon në heshtje.

Tv Klan