Fenomeni Catnomics bën ekonominë botërore të qarkullojë. Një industri në rritje kjo e humanizimit të felinëve dhe investimit në rritje të padronëve të tyre.
Konsumi për ta është në rritje domethënëse, duke zënë 38.5% të të gjithë totalit të shpenzuar për kafshët shtëpiake, duke u kthyer edhe në fenomen socio-kulturor, e në nivel global në vitin 2025 u shpenzuan 100 mld euro për macet, që po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e familjeve.
Rasti më emblematik është ai në Japoni, ku sipas statistikave në vitin 2026 impakti ekonomik e të ashtuquajturit Nekonomics , ka prekur vlerën e rreth 3 mijë mld yen, ose 17 mld euro, dhe 8.8 mln mace shtëpiake.
Por trendi ëhstë përhapur tej mase edhe në tregun amerikan, ku familjet me të paktën një mace janë 53 mln, dhe e njëjta rritje marramendëse verfikohet edhe në Kinë, me rreth 73 mln mace dhe 53 mln qen pranë familjeve.
Duke u bazuar në shifra, duket se kultura feline ushqen një sistem konsumesh ku përfshihen cat café, turizëm, merchandising, libra, lojëra, videolojëra dhe produkte lifestyle.
Sipas shumë analizave, tregu global ka ndryshuar dhe po shfaqet rritje e dukshme nga viti në vit i përzgjedhjes së një mace në shtëpi, dhe mendohet se trendi do pësoje rritje edhe më të madhe në vitet në vijim.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 