Tifozët e Anglisë dhe të Spanjës e kanë ndezur atmosferën në Berlin në pritje të finales së Euro 2024. Mbështetësit nga të dyja palët kanë brohoritur dhe kënduar për ekipet e zemrës.

Të dyja kombëtaret përballen për herë të parë në një turne të madh që nga Euro 1996, kur “Tre luanët” mposhtën “Furinë e kuqe” me penallti.

Spanja vjen në “Olimpiastadion” pas gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa anglezët në disa raste kanë siguruar kualifikime dramatike.

Fansat anglezë besojnë se në këtë finale të parë në territor të huaj, ekipi i tyre i zemrës do të fitojë dhe do të ngrejë për herë të parë trofeun europian.

Por edhe te mbështetësit spanjollë ka entuziazëm. Ata besojnë se në fund të sfidës së Berlinit, do të jetë “La Roja” që do të bëjë historinë në futbollin kontinental.

Klan News