Sonte është finalja e madhe e “X Factor Albania” në ekranin e Tv Klan.

3 finalistët Rigersa, Leandra dhe Salvatore ‘do të ndeshen’ për fitoren e spektaklit të talenteve. Mbrëmja ka premtuar surpriza dhe emocione, ndërsa duket se nuk do të mungojnë as përgjatë ditës.

Secili nga konkurrentët ka mbështetësit e tij, por përkrahësit e Rigersës janë kujdesur që ajo ta ndiejë më shumë se kurrë dashurinë e tyre.

Në hyrje të Televizionit Klan, janë vendosur disa tullumbace të cilat formojnë frazën: “Rigersa, fitore”.

Fansat e konkurrentes duken të gatshëm për ta marrë trofeun sërish në Shkodër edhe këtë edicion. Por a do t’ia dalin?

Gjithçka do të zbulohet në ekranin e Tv Klan, në orën 21:00. Deri më tani është zbuluar vetëm surpriza e parë: konkurrentët do të realizojnë tri performanca, njëra prej të cilave duet me mentorin përkatës. Për të përjetuar emocionet e vërteta, ndiqni sonte finalen e “X Factor Albania”./tvklan.al