Gjermania e nisi në mënyrë spektakolare Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kurasaon me rezultatin 7 – 1 të dielën në Hjuston.

Nmecha shënoi që në minutën e gjashtë për gjermanët, skuadra nga Karaibet befasoi në të 21’, duke realizuar golin e parë në një Botëror me Comenencia.

Megjithatë Schlotterbeck riktheu avantazhin në fundin e pjesës së parë për Gjermaninë me gol me kokë, ndërsa Havertz realizoi nga penalltia në kohën shtesë. Në fillim të pjesës së dytë, Musiala shënoi golin e katërt dhe i hapi rrugën për festën gjermane.

Në listën e golashënuesve vendosën emrin edhe Brown në minutën e 68’, Undav në të 78’ dhe sërish Havertz në të 88’. Gjermania kalon kështu Brazilin për më shumë gola të shënuar në fazën finale të Botërorit, duke shkuar në kuotën 239.

Bregu i Flidishtë tregoi se synon të jetë protagonist në rikthimin e tij pas 12 vitesh në Kupë e Botës. Skuadra afrikane mundi 1 – 0 Ekuadorin, që ndërpreu në 19 serinë e ndeshjeve pa humbje. Takimi ishte i ekuilibruar ku pati raste edhe ekipi amerikanojugor.

Kur barazimi pa gola dukej i pashmangshëm, në minutën e 90’ erdhi aksioni që vendosi ndeshjen. Wilfried Singo dha një asist të shkëlqyer për Amad Diallo, i cili e shfrytëzoi duke realizuar golin që vendosi fatin e takimit dhe 3 pikë për Bregun e Fildishtë. Gjermania mori kryesimin e Grupit E falë golave të shënuar.

/tvklan.al