Raportim Live

Gjermani-Kurasao, pjesa e dytë

Mbylle sfida.

88’- GOOOOOOL GJERMANIA 7-1! Kai Hvertz kompleton dopietën personale me golin e shtatë për Gjermaninë.

86’- Room shmang golin e shtatë për Kurasaon me një pritje të dyfishtë.

77’- GOOOOOL GJERMANIA 6-1! Spektakël golash në Houston, Undav shënon të gjashtin për gjermanët.

68’- GOOOOOL GJERMANIA 5-1! Vazhdon goleada e panzerave. Këtë herë rrugën e rrjetës e gjen mbrojtësi Brown.

66’- Shënon Kurasao me Bacuna, por goli anulohet menjëherë për pozicion jashtë loje.

63’- Te Gjermania nuk i besojnë syve. Sane i vetëm me portierin, gabon gjithçka dhe gjuan jashtë.

62’- Pranë golit Kurasao. Provon me kokë kapiteni Bacuna, por topi shkon mbi portë.

54’- Vazhdon dominimi i Gjermanisë. Pavlovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por shkon mbi traun e portës.

47’- GOOOOOOL GJERMANIA 4-1! Nuk ka fund goleada e panzerave. Musiala shfrytëzon një asist të Kimmich në zonë dhe me një kthesë të bukur, shënon të katërtin për ekipin e tij.

45′– Starton pjesa e dytë.

Gjermani-Kurasao, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45+4’- GOOOOOOL GJERMANIA 3-1! Kai Havertz nuk gabon nga pika e bardhë dhe shënon të tretin për gjermanët.

45+2’- Penallti për Gjermaninë! Ndërhyrje e gabuar ndaj Nmecha në zonë dhe gjyqtari akordon 11 metërsh.

Akordohen 4 minuta shtesë.

38’- GOOOOOL GJERMANIA 2-1! Shpërblehet dominimi i panzerave. Schlotterbeck shënon me kokë, pas një krosimi nga goditja e këndit.

32’- Mundësi e artë shënimi për Sane. Sulmuesi gabon i vetëm me portierin. Shpëton për mrekulli porta e Kurasaos.

30’- Gjermania kërkon me ngulm golin e avantazhit. Provon Pavlovic, por topi devijohet në goditje nga këndi.

download app

28’- Tentativë e Schloterbeck me kokë, por Room devijon në këndore.

21’- GOOOOOL KURASAO 1-1! Vendoset baraspesha. Debutuesit bëjnë surprizën e madhe, shënon Comenencia, pas një asisti perfekt të marrë në zonë.

13’- Sulme vrastare nga Gjermania. Wirtz provon me një gjuan nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

12’- Gjermania duket e pandalshme. Nmecha i afrohet sërish golit, tentativa ndalet nga portieri.

11’- Sane rrezikon Kurasaon, por tentativa e sulmuesit shkon jashtë.

8’- Nuk ndalen sulmet e gjermanëve. Nmecha flirton me golin e dytë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

5’- GOOOOOL GJERMANIA 1-0! Zhbllokohet menjëherë sfida. Nmecha i jep avantazhin Gjermanisë, me një supergol në hyrje të zonës.

2’- Menjëherë në sulm Gjermania. Musiala nuk shfrytëzon një top të marrë në zonë nga e majta. Kurasao tenton me kundërsulm, por Pavlovic shkakton faull.

0′- Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Gjermania: Neuer, Kimmich, Tah, Schloterbeck, Brown, Nmecha, Pavlovic, Wirtz, Musiala, Sane, Havertz.

Kurasao: Room, Fonville, Obispo, Bazoer, Floranus, Bacuna, Comenencia, Hansen, Ching, Bacuna, Locadia.

Gjermania tregon forcën në Botëror, fiton me shtatë gola