Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran foli për Tv Klan, pas fitores 2-1 ndaj San Marinos. Kuqezinjtë vuajtën shumë për të marrë tre pikët, ndërsa Maran deklaroi se nuk i pëlqeu paraqitja e ekipit.
Ai theksoi se kuqezinjtë duhet të kishin shënuar më shumë, me rastet që kishin në pjesën e parë.
“Nuk më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës, por në fund morëm 3 pikët. U vumë në vështirësi, sepse krijuam shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ulëm ritmin dhe e pësuam. E rëndësishme është që morëm 3 pikët përballë tifozëve.
Ndonjëherë ndaj skuadrave të tilla ulet ritmi pas golit, sepse mendon se ke fituar. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Krijuam shumë dhe gjuajtëm disa herë në portë. Duhet të ishte një rezultat i thellë. Duhet të kishim shënuar të dytin.
Manaj-Daku? E kisha menduar edhe më herët, por duke qenë se ishim në menaxhim të rezultatit, e shtymë për më vonë. Kur ritmi i lojës u shtua, me futjen e Dakut kishte raste. Muçi nuk mund të vazhdonte ndeshjen.
I kënaqur me 9 pikë? Nuk duhet të harrojmë. Nëse llogarisim edhe ndeshjen me Finlandën, mund të ishim me 12 pikë në grup”, deklaroi Maran.
/tvklan.al












Botërori 2026 
