Ndjekësit e serialit “I Infiltruari” në ekranin e Klan Plus, nga mbrëmja e sotme do të duhet të mësohen pa një prej aktoreve më të dashura të këtij seriali, Melekun.

Melek u qëllua për vdekje në momentin e saj më të lumtur, teksa priste t’i jepte lajmin më të mirë të dashurit të saj, Sarpit dhe atij që ajo e quan vëlla, Mertit.

Në një postim të rrjetet sociale pas largimit nga seriali që ka thyer rekorde audience, veçanërisht i pëlqyer nga të rinjtë, aktorja Bensu Soral (Melek) shkroi se

“çdo lamtumirë është një fillim i ri”

. Për t’i dhënë lamtumirën nga seriali ishin mbledhur pothuajse të gjithë aktorët me të cilët ajo kishte kaluar disa muaj në xheshxhirim.

Aktorja 26-vjeçare uroi që ta ketë merituar të gjithë dashurinë që i kanë shprehur teleshikuesit gjatë asaj periudhe dhe u zotua se do të punojë shumë në të ardhmen për ta justifikuar atë.

Falenderim, respekte dhe dashuri pa fund për familjen ‘Ay Yapım’, të gjithë regjisorët, miqtë dhe kastin e aktorëve, sidomos për të gjithë shikuesit që na ndjekin dhe mbështesin”

, shkroi Soral.

Nga një aktore të re që nuk njihej gjerësisht, Bensu Soral u kthye në një yll me rolin e saj në serialin “I Infiltruari” që transmetohet çdo mbrëmje në Klan Plus.

/tvklan.al