4 protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohen se kanë kryer akte të dhunshme në tubimin e thirrur nga opozita më 20 Shkurt.
Konkretisht ato akuzohen se kanë hedhur lende pirotenike në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së Kryeministrisë. Mes të arrestuarve janë një 18-vjeçar dhe 21-vjeçar.
Sipas policisë ata kanë hedhur kapsolla, 21 flakadanë, si dhe 7 shishe molotov të montuara në mënyrë artizanale. Pavarësisht përdorimit të mjeteve piroteknike, në protestën e mbajtur pasditen e së martë nuk pati asnjë efektiv të plagosur.
Arrestimet e protestuesve u kryen nga Policia e Tiranës pas përfundimit të tubimit të thirrur nga opozita. Këta të fundit kanë reaguar lidhur me ndalimet e uniformave blu duke ngritur pretendime se protestuesit janë dhunuar nga policia gjatë arrestimit.
Tv Klan