Forcat ruse nisën  një sulm tokësor pranë Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, në verilindje të vendit, duke hapur një front të ri në luftën që prej kohësh ishte përqendruar në lindje dhe jug të vendit .

Kievi shkatërroi të 10 dronët ndërsa Rusia nisi një sulm gjatë natës, por dy persona u plagosën dhe ndërtesat e banimit  u shkatërruan.

Ministria ruse e Mbrojtjes bën të ditur se forcat e presidentit Vladimir Putin kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkiv. Rusia ka  goditur gjithashtu qytetin kufitar të Vovchanskit me bomba dhe artileri duke detyruar autoritet të urdhërojnë evakuimin e civilëve.

Ukraina kishte paralajmëruar për një përqendrim rus në zonë, gjë që mund të sinjalizonte përgatitje për një ofensivë ose një manovër për të shpërndarë forcat ukrainase më të pakta në numër.

Presidenti Volodimir Zelensky ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur një ofensivë të madhe ushtarake këtë pranverë ose verë. Ai deklaroi se forcat e Kievit ishin përgatitur për të përballuar sulmin e së premtes, por Moska mund të dërgojë më trupa të tjera në zonë.

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë thënë vazhdimisht se nuk besojnë se Rusia ka kapacitetin për të nisur një operacion të suksesshëm për të marrë nën kontroll qytetin e Kharkivit ku banojnë 1.3 milionë vetë.

Të premten vonë, SHBA njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh, duke përfshirë raketa dhe automjete të blinduara. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ndihma kishte për qëllim, pjesërisht, të ndihmonte Ukrainën të shmangte sulmin rus në kapjen e Kharkivit.

Klan News