Rikthime të rëndësishme në Formula 1. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, kampionati më spektakolar i automobilizmit do të mbahet në 24 pista të ndryshme në 22 vende të ndryshme.
Sipas kalendarit të publikuar kampionati do të zgjasë rreth nëntë muaj konkretisht nga Bahreini më 14 mars dhe në Abu Dhabi më 12 dhjetor.
Dy rikthime të rëndësishme do të jenë ato të Portugalisë dhe Turqisë. Gara në Portimao do të rikthehet në kalendar, ndërsa Stambolli do të presë sërish një Çmim të Madh.
Në të njëjtën kohë, Barcelona dhe Zandvoort nuk do të jenë pritëse për një Çmim të Madh të Formula 1.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me garat Sprint.
Numri i tyre do të rritet nga gjashtë në 10, ndërsa mes pistave që do të presin këtë format të shkurtuar do të jenë edhe Monako dhe Monza.
Para nisjes së kampionatit, testet parasezonale do të zhvillohen në Bahrein, nga 24 deri më 27 shkurt.
Pikërisht në të njëjtën pistë do të zhvillohet edhe gara hapëse e sezonit, në fundjavën e 14 marsit, me një format Sprint.
Kalendari i vitit 2027 vjen në një periudhë kur Formula 1 po përballet edhe me pasiguritë gjeopolitike në Lindjen e Mesme.
Në vitin 2026, situata e konfliktit në rajon solli anulimin e garave në Bahrein dhe Arabinë Saudite, të planifikuara për muajin prill.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
