Reali i Madridit mundi 2-3 Elchen në transfertë duke siguruar 3 pikë të rëndësishme në frymën e fundit të ndeshjes.
Edhe pse në pjesën e parë u duk se të besuarit e Murinhos do ta shndërronin sfidën në goleadë, situata ndryshoi në fraksionin e dytë të lojës.
“Galaktikët” shpërdoruan disa raste për të gjetur golin, deri në momentin që Arda Guler e zhbllokoi sfidën me një goditje dënimi.
Ky gol çliroi të besuarit e Murinhos që po në pjesën e parë arritën që të shënonin golin e dytë me anë të Mbappe.
Në momentin që skuadrat u rikthyen në fushën e lojës pas pushimit ishin të tjetërsuara.
Elche kishte më shumë besim dhe iu rezistoi sulmeve të Realit. Ndeshja u rihap në minutën e 71 të ndeshjes me Osorion, ndërsa 10 minuta më vonë Nino vendosi barazpeshën.
Heroi i mbrëmjes për Realin u bë Carlos Espi që në minutën e 93-të shënoi golin e fitores për madrilenët për 3 pikët në garën për titullin kampion në La Liga.
/tvklan.al












Botërori 2026 
