Një 35-vjeçar shqiptar është kapur me drogë nga policia greke në Athinë. Sipas mediave greke, shqiptari kishte fshehur disa pako me kanabis në banesën që kishte marrë me qira në lagjen “Neos Kosmos” në kryeqytetin grek.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, ndërsa pas kontrollit në banesë policia i gjeti 6 kg kanabis.

Autoritetet dyshojnë se 4 persona të tjerë janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ndaj 35-vjeçarit shqiptar është ngritur akuza e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

/tvklan.al