Aktorja e dashur Oyku Karayel, e njohur për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey Guney” do të rikthehet së shpejti me një serial të ri.

Seriali i ri do të quhet “Rrahjet e Zemrës” dhe është frymëzuar nga seriali i famshëm “Doctors”.

Historia e serialit nis në një lagje në brigjet e Egjeut, me personazhet kryesorë që takohen vite më pas në Stamboll.

Seriali do të transmetohet në “Show TV”, por data e saktë premierës nuk është publikuar ende.

Në serial, i cili është produksion i “MF Yapım”, Oyku Karayelin do ta ndjekim në rolin e mjekes./tvklan.al