Norvegjia ka shpallur planin për ndërtimin e tunelit të parë në botë për anije.

Tuneli do të jetë rreth 1700 metër i gjatë, 26.5 metër i gjerë, 27 metër i lartë dhe do të kalojë përmes pjesës më të ngushtë në gadishullit Stad në Norvegjinë perëndimore. Ai do u japë mundësinë anijeve të shmangin Detin Stadhavet, i njohur si shumë problematik për anijet tregtare dhe të pasagjerëve për shkak të stuhive.

Sipas autoritete norvegjeze ditët e stuhishme në Detin Stadhavet variojnë nga 45 në 106 për çdo vit. Dallgët e mëdha që vijnë nga shumë drejtime krijojnë situata të rrezikshme edhe pasi era të jetë qetësuar.

Autoritetet thonë se tuneli do të përmirësojë sigurinë e anijeve dhe do u japë fund pritjeve në porte për përmirësimin e kohës.

Tuneli pritet të kushtojnë plot 315 milionë dollarë dhe pritet të hapet për anijet në vitin 2023.

Për ndërtimin e tij, kompania do të duhet të heqë tetë milionë tonë shkëmbinj.

Në vende të tjera të botës janë ndërtuar kanale për kalimin e anijeve, por kjo është hera e parë në botë që ndërtohet një tunel që anijet të kalojnë nga njëra anë të tjetrën. Në këtë tunel është parashikuar të kalojnë anije deri në 16 000 tonë. Çdo orë do të mund të kalojnë të paktën pesë anije.

Nëse po mendoni se çdo të ndodhë nëse dy anije do ta gjejnë veten kokë-më-kokë, nuk ka të ngjarë të ndodhë, pasi do të ketë semaforë. /tvklan.al