Kryeqytetit iu shtua edhe një tjetër terren sportiv. Në zonën e Picallës tashmë ndodhet një fushë e re që do të jetë një mundësi më shumë për fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë investim, ku Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë kontributin e saj, presidenti Armand Duka tha se në një vend si Shqipëria, që e do këtë sport, duhet shtuar investimet në këtë drejtim.

“Jam shumë i bindur që i gjithë brezi ynë ka borxhe karshi moshës suaj për infrastrukturën që duhet të bëjë për futbollin. Fatmirësisht, ne në Shqipëri jemi vendi i parë në Europë që e dashurojmë futbollin. Detyra e të gjitha institucioneve është që të krijojnë sa më shumë kushte. Kemi deficite për infrastrukturën sportive dhe fushat e futbollit”, tha Duka.

Ky ambient stërvitor është pjesë e projektit “100 Fushat” të Federatës Shqiptare të Futbollit, që synon rritjen e numrit të terreneve sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë Shqipërinë.

Tv Klan

/tvklan.al