Futbolli dhe Italia janë zi për Salvatore Schillaci-n. Ish-futbollisti ndërroi jetë në spitalin e Palermos, pasi e humbi betejën me një sëmundje të pashërueshme.

Italia humbi një ikonë kombëtare që arriti t’i bënte për vete gjithë në “Netët magjike të botërorit Itali 1990”.

I lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964, i njohur nga të gjithë si Totò, u rrit si futbollist në rrugicat e qytetit. Më pas ai u bë pjesë e ekipit të të rinjve të AMAT Palermo.

Në 1982 u transferua te Mesina. Nga këtu, pasi ekipi u kaloi nga kategoria C2 në Serie B, filloi ngjitja e tij në futbollin profesionist. Aftësitë e tij ranë në sytë e drejtuesve të Juventusit, dhe Skilaçi veshi fanellën bardhezi në 1989-ën.

Në Torino ishte protagonist në fitoren e Kupës UEFA dhe Kupës së Italisë. Në 1990 ai u thërrit në ekipin kombëtar dhe në 1992, u bë pjesë e Interit.

Dy sezone më pas, u transferua në Japoni me ekipin e Júbilo Iuata. 56 gola në 79 takime për të. Në tokio e thërrisnin Toto-gol!

Toto luajti në 120 ndeshje në Serie A ku shënoi edhe 37 gola. Ndërsa në Serie B realizoi 39 herë në 105 paraqitje.

Por golat e tij me të kaltrit në Itali 1990 e bënë atë të famshëm dhe të paharrueshëm në kujtesën e popullit italian. 6 gola në botëror, ku e mbylli si golashënuesi më i mirë i eventit.

Klan News