Në fushë nuk ka zbritur ende në ndeshje zyrtare, por Komo është padyshim hirushja e kësaj merkato vere. Skuadra italiane e sapopromovuar në Serie A ka bërë goditjen e radhës, për të shtuar cilësitë në dispozicion të Sesk Fabregas. Rafael Varane ka pranuar kushtet e ofruara, me synimin për të arritur rezultate pozitive edhe në elitën e futbollit italian.

Katër herë fituesi i Champions League ka firmosur për dy sezone me opsion zgjatjen me një të tretë. 31-vjeçari bashkohet me Komon si transferim i lirë dhe nis kështu eksperiencën e katërt në karrierë pas asaj te Lens, Real Madrid dhe Manchester United. 

Kampioni i Botës me Francën në vitin 2018 bëhet lojtari i shtatë i Komos në këtë merkato vere, për t’iu shtuar emrave si Pepe Reina, Alberto Moreno dhe Andrea Belotti.

Afrime cilësore në emra të cilët duhet të japin maksimumin edhe në fushën e lojës. Ego e Komos është për të qëndruar në elitë edhe për sezonin 2025-2026 dhe organika ia lejon të ëndërrojnë.

Klan News