Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vijoi edhe këtë të martë me kundërshtimin e provave me të cilat SPAK thotë se ka mbështetur ngritjen ndaj tij të akuzës së “Shpërdorimit të detyrës” në dosjen e njohur si “Gërdeci”. Për mediat, avokati Ardian Visha, i cili mbron interesat e ish-ministrit në proces, pretendoi se Prokuroria nuk arrin të artikulojë ndonjë shkelje konkrete që të mbështesë akuzën.
“Për disa seanca me radhë, Mediu është duke kundërshtuar provat e sjella nga SPAK në këtë proces. Ai pretendon se aktet e sjella dhe dyshimet e ngritura nga hetuesit e posaçëm nuk kanë lidhje me rolin e ministrit dhe kërkon pafajësi”.
Prokuroria e Posaçme hetoi dhe dërgoi në gjyq Fatmir Mediun, duke thënë se në cilësinë e ministrit, në bashkëpunim me persona të tjerë, favorizoi kompanitë që kryen procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në Gërdec.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 