21 shtator 2026 – Protestat në Kosovë kundër vendimit të Gjykatës së Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së vijojnë e numri i pjesëmarrësve vijon të mbetet i lartë.
Kjo është nata e gjashtë që shqiptarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbeu’ në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të dënuar më 16 shtator me 81 vite burg në total për krime lufte.
Nëpër duar qytetarët mbajnë flamujt kuq e zi e pankartat me portretet çlirimtarëve të dënuar. Me moton ‘Jo në emrin tim’, qytetarët pretendojnë se vendimi i dhënë nga tribunali në Hagë ka përdhosur emrin e UÇK-së dhe luftën për lirinë e popullit kosovar.
Protestuesit e shohin vendimin e Hagës si një vendim të padrejtë, të ndikuar politikisht nga Serbia e Rusia dhe të rrezikshëm për shtetin e Kosovës.
Protestuesit kërkojë nga qeveria ndërmarrjen e akteve për shfuqizimin ose ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, shkarkimin e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla, përkrahje e pakufizuar financiare për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së si dhe angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë për të mbështetur procesin e apelimit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
