Finalizohet operacioni policor i koduar “Palaj”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Vihen në pranga kryetari i fshatit Palaj P. M., 55 vjeç dhe N. K., 36 vjeç që dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike që u gjetën në këtë fshat.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi Z. D., 34 vjeç, për moskallëzim krimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
