Gjetja e gjashtë trupave izraelite të pajetë të marrë peng gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ka shkaktuar menjëherë një valë proteste në Tel Aviv dhe ne Jeruzalem.

Familjet e pengjeve izraelite organizuan demonstrata duke i kërkuar qeverisë të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e atyre që ende mbahen në Gaza.

Ndërsa të hënën nga sindikatat më të fuqishme të punëtorëve në vend ka paralajmëruar të hënën një grevë të përgjithshme në mbështetje të lëvizjes së familjarëve të pengjeve.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid ndodhej mes atyre që bëjnë thirrje për demonstratë të fuqishme për të detyruar qeverinë të veprojë, për të shpëtuar pengjet e tjera.

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Natanyahy i ndodhur nën presionin e zemërimin e mijëra izraelitëve në një dalje publike kërkoi ndjesë për mos shpëtimin e pengjeve duke akuzuar Hamasin se nuk dëshiron arritjen e një marrëveshjeje.

Nuk mungojnë as presionet dhe brenda qeverisë ku ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant po i kërkon kryeministrit të negociojë një armëpushim me Hamasin për të sjellë pengjet e mbetura në shtëpi nga Gaza.

Tv Klan