15 shtator 2026- Gjykata e Lartë ka vendosur që të prish vendimin e gjykatës së Apelit të përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit.
Gjyqtari Sandër Simoni ka prishur vendimin duke e kthyer çështjen për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
Kolaveri ishte dënuar në shkallë të parë me 20 vite burg për atentatin e dështuar me snajper për të vrarë G.D brenda burgut të Vaqarrit. Apeli e shpalli të pafajshëm në janar të 2020 dhe tashmë ai do të rigjykohet nga e para.
Çfarë ndodhi në 2016
Në 30 korrik të vitit 2016, një atentat me snajper iu bë G.D në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit.
Ai ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë.
Plumbi nuk kapi G.D, por një të dënuar tjetër nga Kosova. Atentati dyshohet të jetë bërë për motive hakmarrje, pasi G.D vrau G.K dhe plagosi R.K, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
