Gjykata e Apelit vendos fatin e dy të dyshuarve për atentatin ndaj Gazmir Dacit
Pas 7 vitesh përballje Ergys Kolaveri fiton më në fund betejën me drejtësinë. Ai u hetua se tentoi të vriste me snajper në burgun e Vaqarrit, Gazmir Dacin. Ngjarja ndodhi më 30 Korrik të vitit 2016. Kolaveri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 20 vite burg, por asnjëherë nuk e pranoi krimin.
Më pas, Apeli vendosi ta shpallë të pafajshëm Kolaverin pasi rihapi pjesërisht hetimet për çështjen dhe bëri eksperiment hetimor. Togat e zeza krijuan bindjen se ishte e pamundur që të kryheshin të gjitha veprimet nga Kolaveri, për shkak edhe të kohës së lëvizjes së tij, nga Kodër Kamza deri në Vaqarr.
Po ashtu janë riparë edhe pamjet e kamerave të sigurisë ditën e ngjarjes dhe janë marrë deklarimet e të gjithë të dyshuarve që ishin në atë kohë në ajrim, në burgun e Vaqarrit.
Tashmë Erys Kolaveri do të lërë edhe masën e sigurimit arrest në shtëpi edhe do të jetë i lirë. Po ashtu pafajësi, Apeli ka vendosur edhe për Enea Cakën.
Hasmëria mes dy fiseve ka nisur që në 2015 në Francë për t’u zhvendosur më pas në vendin tonë. Dy vëllezërit e Ergys Kolaverit kanë rrahur në Francë, Elson Dacin, vëllain e Gazmirit.
Ky i fundit në 2015 vrau Valmir Kolaverin dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin. Gazmir Daci po vuan dënimin me 35 vite burg. Atentati me snajper ndaj Dacit mbetet pa autor dhe dosja do të arkivohet.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 