Mes tyre dhe Lefter Koka e Alqi Bllako. Pretenca më 12 Qershor

16 nga 19 të pandehurit për aferën e Inceneratorit të Fierit do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Ishte ky vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçme. Kështu në rast do të shpallen fajtorë, do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit.

Nga ky vendim përfitojnë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. 3 të pandehur e tjerë, Etleva Kondin, Arenc Myrtezanin dhe Guiseppe Cafaglionen do vijojnë procesin me gjykim të zakonshëm.

Gjatë seancës së zhvilluar, Gjykata e Posaçme hodhi poshtë kërkesat e Arben Dervishajt dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo gjykatë, pas pretendimeve se vepra penale e tyre nuk është në juridiksionin e GJKKO.

SPAK thotë se për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është vlerësuar në 60 milionë lekë. Seanca e radhës për të pandehurit e kësaj dosje është caktuar më 12 qershor, ditë kur SPAK pritet të japë dhe pretencën.

Tv Klan