Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, po merr pjesë këtë të martë, më 21 prill, në takimin e kryeministrit Edi Rama me operatorët e biznesit ushqimor.
“Integrimin në BE nuk e shohim si një proces të njëanshëm por si një proces të përbashkët, për të arritur rezultate konkrete”, tha Gonzato.
Mbi temën e ditës, Gonzato tha se siguria ushqimore nuk është vetëm një kërkesë teknike, por ajo është “një e mirë publike themelore” dhe që u takon të gjithë qytetarëve. Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare sipas tij.
Duke u ndalur në procesin e negociatave, Gonzato u shpreh se Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm dhe drejtimi është i qartë, por sipas tij hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë.
Ambasadori i BE-së shton: “Tashmë Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave dhe ecuria nuk matet më si më parë vetëm me qëllimet që ka Shqipëria dhe legjislacionin, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë, që janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Pra në bazë të një vlerësimi rreziku, por bazohet edhe në laboratorë të akredituar, dhe që japin rezultate të besueshme.”
Sipas Gonzatos, kyç në këtë proces është kategorizimi i duhur i operatorëve të operatorëve të biznesit ushqimorë, dhe përmirësimi i subjekteve përkatëse me standarded e BE-së, duke e konsideruar këtë si një hap përcaktues për sektorin.
“Një sistem kategorizimi që funksion mirë, i bën të mundur autoriteteve të dallojnë ato që përmbushin standardet, ato që mund të arrijnë pajtueshmërinë dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore.”, shtoi ai.
Gonzato u shpreh se thënë se kjo është një nga fushat më komplekse të reformës për integrimin në BE. Mes të tjerash, ai pranoi se përparimi në këtë sektor dhe harmonizimi me tregun e BE-së ka nevojë për investime, angazhim dhe lidership të fortë institucional.
Gonzato u ndal edhe tek sektorët e qumështit dhe të mishit në veçanti duke thënë se “Kontrollet e cilësisë janë parakusht për të qenë konkurrente në tregjet e BE. Trajtimi i qumështit nuk është opsional po hap thelbësor në procesin e integrimit dhe një nga ato piketa përmbyllëse që duhet të përmbushë Shqipëria.”
Ambasadori i BE-së në vendin tonë u shpreh se 6 kushtet përmbyllëse për kapitullin 12 janë përcaktuar dhe përmbushja e tyre kërkon angazhim të vazhdueshëm politik. Për këtë, sipas Gonzatos duhet besim, ndryshe nuk arrihen qëllimet.
/tvklan.al












Botërori 2026 
