GoTech Electronics rikthen ofertën që nuk duhet humbur. Bli një produkt dhe të dytin e përfiton dhuratë!
Të gjithë klientët mund të bëjnë kombinime sipas nevojave, për një gamë të gjerë produktesh, ndërsa oferta përfshin elektroshtëpiaket e mëdha dhe të vogla.
“Zgjidh produktin që të nevojitet dhe përfito edhe më shumë: bli një lavatriçe dhe përfiton dhuratë një frigorifer, bli një furrë dhe përfton falas një pianurë, bli një kondicioner dhe merr një të dytë dhuratë. Dhe jo vetëm për elektroshtëpiaket e mëdha. Edhe për ato të vogla: bli një mikrovalë dhe merr një shtrydhëse falas, ose bli një fshesë dhe përfiton hekurin dhuratë”, tha menaxherja e shitjes në GoTech Electronics, Miranda Durollari.
Për të gjithë ata që duan të blejnë vetëm një produkt Gotech Electronics ofron ulje të dedikuara, duke iu dhënë mundësinë klientëve për të zgjedhur atë që dëshirojnë.
Oferta zgjat deri në datën 25 shtator në të gjithë rrjetin Gotech Electronics, ku është prezente me 27 dyqane në të gjithë Shqipërinë.
“Në këtë ofertë janë të përfshira markat më të njohura ndërkombëtare, me një gamë të gjerë produktesh për çdo nevojë. Nxitoni sepse oferta është e vlefshme vetëm për pak ditë. Ju mirëpresim në Gotech Electronics!”, tha Durollari.
/tvklan.al












Botërori 2026 