Arrestohet 33 vjeçarja, dhunonte vjehrrën dhe familjarët e tjerë

Një ditë më parë, në zyrat e komisariatit Nr.4 në Tiranë mbërrin një denoncim. Një grua e re që kanoste me mesazhe vjehrrën dhe ushtronte dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj të mitur. 3 muaj me radhë ajo mbante në presion gjithë familjen.

Përballë një situate të tillë, policia, në bashkëpunim me agjentët e krimeve, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 32 vjeçares. Si provë material iu mor aparati celular. Kjo për të parë mesazhet që ajo i dërgonte vjehrrës.

Si një nënë me fëmijë, u mendua fillimisht të bëhej një lehtësim për të. Por gjatë kqyrjes së telefonit, ngjarja mori një tjetër kthesë. Iu gjetën mesazhe që shkëmbente me disa persona, deri edhe shtetas italianë e maqedonas, duke iu kërkuar para, në këmbim ofrimit të shërbimeve seksuale të vajzës së kunatit të saj, në moshë të mitur.

Pra, 32 vjeçarja e shfrytëzonte 17-vjeçaren. Menjëherë, rasti iu referua sektorit të trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Tiranës. Vajza, e shoqëruar nga xhaxhai i saj, pra bashkëshorti i gruas së arrestuar, u paraqitën në polici për të bërë kallzimin e dytë ndaj gruas, kësaj radhe për shfrytëzim seksual të të miturve.

Sipas asaj që Klan Plus ka mundur të sigurojë lidhur me këtë rast, vajza iu është dërguar edhe personave të njohur si kontigjentë krimi. Dëshmia e saj, mund të hedhë dritë edhe mbi disa vendndodhje apo zbardhjen e veprimtarive të këtyre personave. 32-vjeçarja e arrestuar nuk do të përballet vetëm me akuzën e dhunës në familje apo kanosjes, por edhe me atë të “Shfrytëzimit të prostitucionit me të mitur”.

Klan Plus