Ilkay Gundogan nuk ka më dëshirë që të qëndroje te Barcelona dhe është gati që të rikthehet te Manchester City.

Pasi ishte pjesë e ekipit që bëri historinë te Citysens, mesfushori gjerman zgjodhi që të vazhdojë karrierën e tij te blaugranat, ku firmosi kontratë dy vjeçare.

Por pas një viti, ndjenjat e futbollistit për fanellën blaugrana nuk janë më të forta.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, gjermani ka informuar klubin se dëshiron të largohet, pasi u la jashtë ekipit në fitoren 2-1 ndaj Valencias.

Destinacioni i tij i preferuar mund të jetë kthimi në “Etihad” me trajnerin Pep Guardiola të gatshëm që ta presë.

Por spanjollja “Sport” shkruan se edhe Gallatasaraji ka interes për lojtarin. Por gjigandët turq e marrin Gundogan vetëm nëse ai largohet nga blaugranat si futbollist i lirë.

Por në garë për mesfushorin gjerman janë edhe klube nga Katari dhe Arabia Saudite, të cilat janë të gatshme që t’i bëjnë një pagesë prej sheiku.

Klan News