Harry Kane beson se është në “kulmin e tij fizik dhe mendor” ndërsa e përsëriti dëshirën që të luajë deri në moshën 40-vjeçare, ashtu si edhe ylli portugez Kristiano Ronaldo.

Kapiteni i Portugalisë, 39 vjeç, shënoi golin e 901 të karrierës në sfidën që kombëtarja e tij pati kundër Skocisë, të fituar 2-1.

Kane do të luajë ndeshjen e tij të 100-të me Anglinë të martën në “Uembli” kundër Finlandës në Ligën e Kombeve. Ai është i 10-ti që e arrin diçka të tillë dhe i pari që nga viti 2014, kur këtë nder e pati Uejni Runi.

31-vjeçari tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i ‘tre luanëve’ me 66 gola dhe ai do të nderohet para sfidës së radhës.

Por në europian, kritikat ndaj tij nuk ishin të pakta.

“Ndihem në formë vërtet të mirë! Ndihem si fizikisht ashtu edhe mendërisht në kulm në karrierën time. Thjesht duke parë lojtarë të tjerë si Ronaldo, që shënoi golin e tij të 901-të dhe duke e parë atë të konkurrojë në moshën 38, 39 vjeç, thjesht më frymëzon të luaj sa më gjatë që të jetë e mundur. E dua këtë lojë, më pëlqen të përfaqësoj Anglinë më shumë se çdo gjë dhe nuk dua që kjo të përfundojë shpejtë! Dua të vazhdoj të përmirësohem, të jem efektiv me fanellën e Anglisë dhe në nivel klubi. Kush e di se sa ndeshje apo gola mund të shënoj, por unë jam i uritur për më shumë dhe i vendosur të thyej kufijtë.”

Kane nuk ka fituar ende asnjë çmim në karrierën e tij, por ka arritur dy herë për Anglinë në finalet e kampionatit europian.

Në 2021, “tre luanët” humbën kundër Italisë, ndërsa në Gjermani 2024 u mposht nga Spanja.

Anglia do të kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, pas suksesit të arrirë ndaj Irlandës.

Klan News