Drejtori Teknik, Sokol Haxhia në emisionin “Kampionët e botës” u shpreh se gjestet e lojtarëve të Paraguajit në ndeshjen kundër Francës shikohen vetëm në ligat amatore nëpër botë.

“Ajo që u pa dje në ndeshje, sidomos te rasti kur ishte penalltia që filluan me këmbë duke bërë gropën dmth këto gjeste shikohen në kategoritë amatore nëpër botë. Në një futboll që janë mbi 30 mijë telekamera që të ndjekin, me telekamerën që e ka në kokë arbitri. Paraguaji edhe Uruguaji njihen për lojën e tyre të fortë. Në futbolli ne sotëm nuk dënohet vetëm gjesti, dënohet edhe qëllimi që ti ke. Pra në ato raste, jo vetëm që ishte gjesti për tu dënuar por edhe qëllimi”, tha Haxhia.

/tvklan.al